• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Felaj për denoncimet e PD-së për kryebashkiakët: Asgjë për t’u shqetësuar

by Java News
17/09/2019 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, deklaroi në studion e Ditari në A2 se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar apo për ta fryrë situatën” kur u pyet për kandidatët socialist për kryetar bashkie të denoncuar nga Partia Demokratike.

Sipas Felajt, bëhet fjalë vetëm për rastin e Valdrin Pjetrit në Shkodër, i cili dha dorëheqjen, pasi për Agim Kajmakun (Vorë) dhe Mark Babanin (Vau i Dejës) duhet pritur përgjigjja e institucioneve përkatëse.

“Që dikush të largohet nga detyra, nuk mjaftojnë deklaratat e partive politike. Ligji ka përcaktuar se cilat janë organet që duhet të grumbullojnë dokumente të caktuara. Ligji i dekriminalizimit i njeh të treja situatat: një fakt i cili ty të pengon të zgjidhesh në një detyrë publike mund të zbulohet para, gjatë ose pas zgjedhjes. Ne duhet të presim përgjigjen e organeve përkatëse dhe në rast se dikush e ka shkelur ligjin do të largohet nga detyra dhe mund të dënohet penalisht. Nuk ka gjë për t’u shqetësuar apo për ta fryrë situatën”, tha Felaj.

Deputetja socialiste shtoi: “Nuk jemi penduar për askënd sepse i kemi kërkuar të gjithëve të plotësojnë formularin e dekriminalizimit dhe e kemi parë formularin përkatës. Partitë politike nuk verifikojnë dot formularët”.

Në lidhje me situatën me Presidentin e Republikës, Felaj tha se “Presidenti nuk mund të ndjekë axhendën e partive politike, por është i detyruar të ndjekë axhendën që i përcakton ligji”.

“Ndërkohë, kemi ngritur një komision hetimor për të ndëshkuar Presidentin i cili ka shkelur Kushtetutën jo vetëm një herë. Edhe pse kemi vullnet politik për ta shkarkuar, duhet të ndjekim ligjin me komisionin hetimor, votën në Kuvend dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk po veprojmë vetëm, por kemi kërkuar edhe opinionin e Komisionit të Venecias, do ta presim atë dhe do të dalim në përfundime”, shpjegoi Felaj.

“Ne nuk presim përgjigje direkte nga Komisioni i Venecias, por interpretim të dispozitave ligjore. Sa jemi konsultuar deri tani, Kushtetuta nuk përmban termin “zhdekretim”. Kushtetuta i jep Presidentit të drejtë dekretimin e datës së zgjedhjeve brenda afatit dhe atë gjë e bëri. Presidenti nuk luajti rolin e tij për të qenë mbi palët politike. Kemi republikë parlamentare dhe jo presidenciale, zgjedhja e Presidentit bëhet nga Parlamenti edhe me shumicë të thjeshtë. Presidenti ka rol formal, të dekretimit në rastin konkret”, theksoi Felaj. /l.m

Next Post
Nikollë Lesi: Erjon Veliaj shpëtoi mirë nga rrahja, por Gramoz Ruçi ka ngrënë dru nga Edi Rama

Nikollë Lesi: Erjon Veliaj shpëtoi mirë nga rrahja, por Gramoz Ruçi ka ngrënë dru nga Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In