Zëvndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, po thotë se Kremlini dhe Beogradi e dëshirojnë ndarjen e Kosovës.
Por kjo sipas tij nuk do të ndodhë kurrë.
Përmes një postimi në Twitter, Pacolli thotë se edhe Rusia edhe Serbia heret a vonë do ta kuptojnë se tërësia territoriale e Kosovës është e paprekshme.
“Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë është agresioni në ish regjionin e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë”, ka shkruar Pacolli.
Ky reagim i Pacollit vjen pas deklaratave të ambsadaorit rus në Beograd, Alexander Bocan-Harhenko, i cili ka thënë se nuk e kupton pse ndarja e Kosovës do të përbënte precedent ndërkombëtar.
g.kosovari