Një makinë blind me targa ruse është aksidentuar mbrëmjen e kaluar tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë.
Por pas këtij aksidenti mund të fshihet një atentat i mbetur në tentativë për t’i marrë jetën pronait të mjetit, 34-vjeçari Eldin Dergjini, i cili është edhe vëllai i deputetes të ardhur nga radhët e LSI-së, Ambra Borova, por që ka ndërruar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.
Me dhënien e dëshmisë së tij në polici nisën të dalin në dritë detajet e para. Mësohet se Eldin Dergjini ka deklaruar se dikush e ka ndjekur nga prapa me automjet dhe i ka goditur makinën çka solli edhe daljen nga rruga.
Amra Barova dhe Eldin Dergjini
“Kam qenë duke ecur me makinë me shpejtësi. Vura re që kisha një automjet pas, por nuk e di nëse po më ndiqte. Ajo makinë më goditi nga pas. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi“, mësohet të jetë shprehur Ai.
Por përse lindin dyshimet për atentat? Makina nuk u regjistrua në doganë
“Pas aksidentit nuk kisha shumë plagë në trup, jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital. Makinën e kam marrë nga jashtë, ka pak kohë që e kamë marrë dhe prisja të bëja dokumentet” ka thënë ndër të tjera Eldin Dergjini”, mësohet t ëjetë shprehur 34-vjeçari.
Por dëshmia e tij nuk ka qenë shumë bindëse për policinë pasi ende nuk është zbuluar se kush ishte taksisti që e dërgoi në spital, por as makina që e ka goditur nga pas. Burime zyrtare konfirmojnë se targa nuk rezulton e regjistruar në sistemin doganor duke hedhur poshtë pretendimin e tij se ishte në pritje të bërjes së dokumenteve, duke përforcuar kështu dyshimet se mjeti është i trafikuar, ndërsa targa mendohet të jetë e falsifikuar. Për këtë arsye, në hetimin e çështjes janë edhe efektivë të trafiqeve të paligjshme.
Dyshimet janë se 34-vjeçari nuk ka qene i vetëm me makinë por me një tjetër person. Edhe nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se makina e blinduar është goditur nga një tjetër automjet nga pas duke ngritur dyshimet e një atentati të mundshëm ndaj personave që lëviznin me blindin me targa ruse.
Precedentët, si i shpëtoi drejtësisë?
Eldin Dergjini rezulton të jetë me precedente të mëparshme penale. Në vitin 2014 është arrestuar në Tiranë dhe më pas gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
Por jo më larg se gushtin e kësaj vere Dergjini është arrestuar në Himarë për shkak se ishte kapur me armë mbajtje pa leje. Por edhe në këtë rast ai është lënë i lirë në rrethana të dyshimta.
Nuk mbaron me kaq, Dergjini rezulton i dënuar më para një viti në Trieste të Italisë për trafik droge. Policia dyshon se Eldin Dergjini i ka shpëtuar një atentati gjatë aksidentit ditën e djeshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën e aksidentit, për të verifikuar nëse realisht ka një makinë e cila e goditur të riun. Nga kontrolli i automjetit nuk është gjetur send i jashtëligjshëm.
Vendimi i 2014, si u lirua Dergjini me firmën e Fatmira Hajdarit
Episodi i vitit 2014 kur shkodrani është arrestuar për kundërshtim të efektivëve të policisë, ka të bëjë me refuzimin nga ana e Eldin Dergjini për të mos paguar formularin e gjobës. Por në atë vit, trupa gjykuese e përbërë nga Gramoz Levanaj, Fatmira Hajdari dhe Edmond Gogo, ka vendosur ta lirojë nga burgu,për një vepër penale që rrezikohet deri në një 1 vit burgim. Dergjnit i dhënë vetëm masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje’./ shqiptarja.com
g.kosovari