Një javë pas aksidentit tragjik në Formula 2 ku piloti francez Anthoine Hubert humbi jetën sot një tjetër aksident i frikshëm ka ndodhur në botën e automobilizmit. Bëhet fjalë për Formula 3, aty ku protagonist është bërë Alexander Peroni, piloti i skuderisë Campos Racing.
Aksidenti ka ndodhur në pistën e Monzas në Itali dhe për pak çaste ka shkaktuar panik te shikuesit. Piloti ka fluturuar në ajër aty ku para se të përplasej ma barrierat rrethuese të pistës është rrotulluar tre herë.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e stafit të pistës si e policisë dhe mjekëve, por fatmirësisht piloti nuk ka pësuar lëndime. Pavarësisht aksidentit horror Peroni është çuar duke ecur në këmbë, duke i habitur të gjithë. Gjithsesi ai u pa i shokuar.
g.kosovari