Të rinjtë e “Smile Albania” vijojnë misionin e tyre për mikpritjen e turistëve me buzëqeshjen e mirëseardhjes si dhe me pastrimin e zonave turistike nga mbetjet për t’iu ofruar atyre një Shqipëri mikpritëse dhe ambientaliste.
Të rinjtë e “Smile Albania” kanë vizituar sot kanionet e Osumit gjithashtu kanë ndërmarrë dhe një aksion për pastrimin nga mbetjet urbane në këtë zonë.
Aksioni i pastrimit i ndërmarrë në mënyrë vullnetare nga të rinjtë ishte i domosdoshëm shkak të fluksit të turistëve që kjo zonë kishte në pikun e sezonit turistik.
Sezoni i dytë i “Smile Albania”, ka angazhuar 500 të rinj dhe të reja që janë punësuar gjatë verës, si pjesë e Paktit për Universitetin. /a.r