15 biznesmenët e arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, të cilët dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, rezultojnë të jenë aksionerë dhe pronarë të disa kompanive, që kanë përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave.
Njëri prej të arrestuarve, është edhe Paqsor Buzi, i cili rezulton të ketë 50 për qind të aksioneve në kompaninë e ndërtimit, G.P.G Company, e cila ka një kapital prej rreth 1 miliardë lekë. Sipas të dhënave të transaksioneve të thesarit, kjo kompani ka marrë rreth 6.5 miliardë lekë nga viti 2014-2019, ose thënë ndryshe 53.8 milionë euro.
Për të vënë në funksion këtë skemë, biznesmenët e arrestuar të gjitha shitjet i kryenin pranë një subjekti, i cili sipas hetimeve rezulton se nuk ka kryer blerje apo import, bazuar në të dhënat e tatimeve. Vlera e faturave fiktive është rreth 182 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionë lekësh të rimbursuara nga buxheti i shtetit.
Në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë, kompani të ndërtimit, import-eksporteve, sigurisë fizike, shoqëri transporti, por edhe kompani farmaceutike. Kjo është lista e plotë e biznesmevëe të arrestuar, të cilët kanë në pronësi apo janë administratorë të disa kompanive të njohura që operojnë në vendin tonë dhe që janë përfitues të shumë tënderave. Pronari i kompanisë, Leksi Security, Haxhi Sala, rezulton që nga transaksionet e thesarit të ketë përfituar rreth 92 milionë lekë, ose thënë ndryshe rreth 762 mijë euro.
Mhill Ndreca është një tjetër i arrestuar, i cili rezulton të jetë administrator i kompanisë Kombeas. Kjo kompani, sipas të dhënave të thesarit ka përfituar rreth 378 milionë lekë ose thënë ndryshe rreth 3.1 milionë euro. Është dashur puna mbi një vjeçare e antikrimit ekonomik në Policinë e Tiranës dhe Prokurorisë për të vënë në pranga 15 biznesment dhe për të shpallur në kërkim disa të tjerë.
Mbi këta të arrestuar, tashmë rëndojnë akuzat e “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” . /TCh
Të arrestuarit
1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company
2.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE
3.Astrit Lala, kompania Leksi Security 1
4.Haxhi Sala, kompania Leksi Security
5.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k
6.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k
7.Shkëlqim Prodani, kompania Red Black
8.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans”
9.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k
10.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas”
11.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction”
12.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k
13.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s”
14.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma”
15.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group
Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmet
g.kosovari