Rrezohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për Privatizimin e Shoqërive tregtare, ne Komisionin e Ekonomise me votat e mazhorances. Dekreti i kalon tani per shqyrtim Kuvendit.
Ne mbledhjen e sotme, ky komision do te marre ne shqyrtim 4 dekretet e para te kthyera nga kreu i shtetit.
Deputetet e rinj te opozites votuan pro dekretit te Metes, por u rrezua me votat e mazhorances.
Behet fjale per “Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11226, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”.
Në mbledhjen e sotme, e cila drejtohej nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u diskutuan 4 ligjet që u kthyen nga kreu i shtetit.
Teksa anëtarët e komisionit po diskutonin, mes Ahmetajt dhe deputetit të opozitës, Alban Zeneli ka nisur një debat. Ahmetaj i kërkoi Zenelit që të mos fliste në këmbë, por të zinte vend në tryezë për t’ju bashkuar diskutimeve. Kaq ka mjaftuar që Ahmetaj të ndërpresë mbledhjen, për ta rifilluar pak minuta më vonë.
g.kosovari