36-vjeçari, Eljus Thartori, i cili u plagos me armë zjarri në ballkonin e banesës së tij në Vlorë mbrëmjen e të premtes, 30 gusht 2019, është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasi ka marrë ndihmën e parë nga spitali rajonal i Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona për marrje në pyetje lidhur me ngjarjen.
Ish-mësuesi i Fizkulturës, i dënuar me 10 vite burg për vrasje, u paraqit në spitalin e Vlorës rreth orës 19:23 të së premtes, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në trup.
Mesohet se ai eshte derguar ne Tirane per shkak te gjendjes shendetesore qe donte nderhyrje te specializuar.
Burime bejne me dije se ai ka treguar se “i plasi celulari ne dore”, cfare ben te dyshosh se pervec armes ka patur edhe lende plasese.
Mesohet gjithashtu se ai ka pasur copa metali ne trup, ne momentin qe eshte transportuar ne spitalin e Vlores.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja, ndërsa nga spitali bëhet e ditur se 36-vjeçari ka pasur djegie.
Policia ka marrë pamjet nga kamerat e bizneseve për të bërë të mundur gjetjen e autoreve të ngjarjes. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari