Ditët e fundit të muajit gusht po shoqërohen me një fluks të lartë qytetarësh në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe Kapshticës.
Raportohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga dogana e Kapshticës kanë hyrë 3 mijë e 54 shqiptarë dhe të huaj.
Më i lartë është numri i atyre që shkojnë në Greqi, ku janë regjistruar 3 mijë e 610.
Autoritetet shqiptare po funksionojnë me shtatë sportele, për të përballur fluksin dhe për të mos krijuar radhë të gjata.
Ndërkohë nga pala greke funksionojnë vetëm tre sportele.
Edhe në pikën e kalimit të Qafë Thanës ka fluks lëvizjesh. Në 24 orët e fundit kanë hyrë 3 mijë e 282 qyetarë dhe kanë dalë 3 mijë e 786 shtetas të huaj e shqiptarë. /l.m