• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mëmëdheu ynë ka ende burra

by Bajram Peçi
30/08/2019 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Qenka thyer ai memoriali! Pritej! Sa për veten time nuk i kam lënë kusur synimit për t’i çjerrur perden e mashtrimit dhe maskë e shtirjes “kozmopolite” atyre që ma poshtërojnë mëmëdheun. Ndjek mediat online e komentet dhe shoh çoroditjen totale që sundon shoqërinë tonë. Një faqe e nderuar online, për turpin e gazetarisë, e jep lajmin si “betejë” në Tiranë mes gulenistëve dhe erdoganistëve. Është fiks ajo që u intereson atyre që nuk na duan. Pra: jo shqiptarët, se ata nuk janë të aftë të reagojnë me atë ndërgjegje të ulët kombëtare që përshkohen, por vetë turqit e kanë thyer.

Në mediat online, ku pa dashjen tënde, ndodhesh në një rresht me budallain apo të çmendurin, apo të shiturin, apo ekstremistin, pa mëdyshje që do ndotesh. Po ta kesh emrin Bajram, si unë, dhe je kundër këtij memorialit, atëhere ti je musliman gulenist, dmth kundërshtar i Erdoganit dhe memorialit; po qe se u thua që je laik, aq më keq. Në shoqërinë e sotme nuk u jepet dhe as u përket ndonjë vend nderi laikve, të cilët nuk besojnë se njeriu është krijesë e zotit. Përkundrazi, na thonë se zoti është krijesë e njeriut. Po qe se e ke emrin Kristo, Thimi, Vasil, atëhere ti bën politikën e grekut, je shitur te greku.

Është një konglomerat individësh, me privilegjin që u jep paraqitja në rrjet me identitet të fshehtë, që bëjnë të pa mundurën me komente për ta paraqitur thyerjen e memorialit si me natyrë fetare. Një tjetër grup paraqitet si organizatë dhe i drejtohet opinionit me një notë proteste. Janë investimet turke në Shqipëri. Dikur shiheshin me tallje e përçmim, sot gjithkush mund t’i shohi shkoqur si rrezik kombëtar.

Kush është shqiptar dhe ka ngelur shqiptar, e ka për krenari të ketë frymëmarrje e pulsim të njëjtë me kombin, ta mbrojë e të vdesi me nder për të, nëse ja kërkon. Të tillë shqiptarë, mëndjehapur e të kulturuar, kur vendosën që gjuha shqipe të shkruhej me gërma latine, u shpallën tradhtarë nga shqiptarët e tjerë që e donin shqipen me gërma arabe. Turqia otomane, e merakosur për rendin, e zgjidhi këtë konflikt në popull, …duke e ndaluar fare shkrimin shqip. Në fund të vitit 1909, e rishikoi vendimin dhe dekretoi “… që andej e tutje gjuha shqipe do të shkruhej vetëm me gërma arabe”. Muslimanët e Shkodrës organizuan menjëherë një manifestim në përkrahje të alfabetit arab, por e

anulluan sepse katolikët shqiptarë të malsisë organizuan 60 mijë veta në mbrojtje të shkronjave latine. I solla këta shembuj për t’u kthjelluar kujtesën lexuesve se çfarë ka qenë e aftë feja dhe pushtuesi t’i bënte këtij vendi.

Memoriali është thyer nga atdhetarë e mëmëdhetarë shqiptarë. Janë shumë, janë shumica, nuk i fut dot të gjithë në burg, nuk u përkasin partive politike. Ata e panë mirë se si memoriali u përurua me bekimin e të dy partive kryesore që ndërrojnë njëra-tjetrën në pushtet. Janë ata shqiptarë, ku gjithkush duhet të ketë besim, sepse i përkasin asaj race që dinë t’i dalin vëndit për zot. Atë memorialin do kisha dashur ta thyeja unë, por mosha dhe energjitë më pengojnë. Gjithsesi, po qe se shoqëria jonë e kalbur civile do më kish thirrur, do bëhesha me kënaqësi pjesë e protestës. Një ndalim, arrestim apo dënim me motivin se ke dëmtuar këtë pllakën, do ta shihja thjesht si dekoratë.

Shqiptarë quhen të gjithë ata që flasin shqip, por në gjithë kohërat, të djeshme dhe të sotme, kanë lulëzuar ngulime shqipfolsish, që me pathos e kanë tradhtuar atë sa here kanë dashur, i kanë shërbyer me devotshmëri turkut, grekut, serbit dhe (hiq kohën e diktatutrës komuniste se shkoje në të sat..e) bëhet hapur, pa maskim. Shihni qendrimet në mediat online dhe do shihni se në ç’fazë ka mbërritur degradimi.

Shqiptarët tashmë janë të shpërndarë gjithandej. Ndonëse ky vend ka dhe u afron burime të shumta, potenciali njerëzor, toka pjellore, etj., po dëshmojmë se energjitë po i derdhim në emigracion ose në konflikte të brendëshme. Shqipëria, nisur edhe thjeshtë nga ky memoriali i turpshëm, tregon se sa e rrezikuar është dhe se sa lehtë diplomacitë turke, greke e serbe dinë ta fusin në qorrsokake dhe aventura, nga ku nuk kanë as fuqinë dhe as inteligjencën për të dalë.

A mund qeveria ta mbrojë një memorial me polici? Asnjëherë! Mund ta mbash ca kohë, por jo përgjithnjë. “Po qe se dëshiron të sundosh me mendim të hapur-ka shkruar Gëte-sundo me vepra e jo me urdhëra e ndalime”. /l.m

Next Post
Koalicionet parazgjedhore në Kosovë/ Mustafa refuzon ofertën e Albin Kurtit, ja arsyet

Koalicionet parazgjedhore në Kosovë/ Mustafa refuzon ofertën e Albin Kurtit, ja arsyet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

July 30, 2026
VIDEO / Sistemimi i plazhit të Vlorës, Rama: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas

Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

July 30, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet: Shqipëria mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

VIDEO / Rama ndan pamjet: Shqipëria mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com