Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 26-vjeçarit Santiago Malko, mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’ në Tiranë. Ai është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në ecje e sipër. Në automjetin furgon që përdorën autorët e krimit që më pas u gjet i djegur në Ferras, është gjetur edhe arma tip ‘kallashnikov’.
Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar 10 persona ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se është identifikuar njëri prej autorëve të dyshuar, D.A i cili është shpallur në kërkim. Autorët dyshohet se kanë shtënë drejt makinës së viktimës rreth një karikator kallashnikovi pasi e kishin ndjekur sapo kishte dalë nga lavazhi. Kanë qenë dy automjete të autorëve një që i ka prerë rrugën dhe një që ka hapur zjarr. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 10 gëzhoja, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur në automjetin e Santiago Malkos.
Në momentin që është hapur zjarr ndaj Santiago Malkos të dy makinat (e viktimës dhe e autorëve) kanë qenë në ecje e sipër dhe në jë afërsi prej 50 metrash. Autorët kanë qëlluar në xhamin anash shoferit çka i ka kushtuar vdekjen e menjëhershme si pasojë e kapjes nga plumbat, Santiago Malkos. Makina e këtij të fundit ka vijuar të eci teksa ka marrë përpara koshat e mbeturinave dhe më pas është përplasur me një murë të një biznesi, aty ku u gjet më pas i pa jetë nga uniformat blu.
Ndërkohë është publikuar edhe foto e 26-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’ në Tiranë.
Santiago Malko u qëllua për rreth 50 metra me breshëri kallashnikovi ndërsa më pas makina u gjet e djegur në periferi të Tiranës.
g.kosovari