• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-portieri Kolumbisë rrëfen miqësinë e tij me Escobarin: E dija që në burg ai ndihej i vetmuar, s’mund ta braktisja

by Java News
28/08/2019 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

René Higuita ka qenë një nga ata futbollistë që e ka shkruar emrin në historinë e futbollit për të mirë dhe për të keq.

“Akrepi” i tij i famshëm në stadiumin Uembli njihet nga të gjithë tifozët, ashtu si dhe daljet e tij nga porta për të dribluar kundërshtarët. Pikërisht një aventurë e tillë bëri që Kolumbia të eliminohej nga Botërori i vitit 1990.

Në një intervistë për “BOCAS”, ish-portieri ka zbuluar disa detaje nga miqësia e tij me famëkeqin Pablo Escobar: “Do ta vizitoja Escobarin në burg sot, nesër dhe gjithmonë. Unë nuk isha shok i ngushtë i tij, por ajo pak miqësi që kisha me të bëri që gjithë të tjerët të donin të bëheshin miqtë e mi”.

“Pablo Escobar ishte i famshëm, hyri në Kongres dhe pastaj, kur doli nga Kongresi, u fut në burg. Kur nuk ishte më politikan, ishte vetëm narkotrafikant dhe askush nuk donte të kishte të bënte me të. Në atë moment unë mendova se një shok nuk mund ta trajtoja ashtu. E dija që në burg ai ndihej i vetmuar. Nuk mund ta braktisja”, shtoi Higuita, i cili ka bërë edhe vetë 9 muaj burg në vitin 1993, pasi akuzohej se ishte ndërmjetësues në lirimin e vajzës së ortakut të Escobarit, që mendohet se ishte rrëmbyer me urdhër të vetë Escobarit.

“Më thonin që të dorëzoja Escobarin dhe do të më linin të lirë. Përndryshe, do të bëja 7 vite burg. Unë i thashë vetëm që nuk di gjë fare, por edhe po të dija, nuk do të thoja gjë”, thekson ish-portieri.

g.kosovari

Next Post
Meta takon ambasadorin austriak para ikjes, një falenderim të posaçëm për promovimin e maleve

Meta takon ambasadorin austriak para ikjes, një falenderim të posaçëm për promovimin e maleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com