Pas kërkesës së Prokurorisë, bëhet e ditur se Valdin Pjetri ka dhënë shenjat e gishtërinjve në Institutin e Policisë Shkencor në Shkodër, në varësi të Minitrisë së Brendshmë.
Bëhet e ditur se tashmë këto shenja të gishtërive do të krahasohen me ato që priten të mbërrijnë nga autoritetet italiane, ku do të zbardhet e vërteta ligjore lidhur me akuzat e bëra nga PD-ja.
Këta të fundit kanë publikuar një dokument, sipas të cilëve është marrë nga kuestura e Firences dhe tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.
/l.m