• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Meta në hall, kërkon përplasje të përgjakshme në shtator

by Java News
20/08/2019 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela përmes një komenti në rrjtetet sociale ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të shtetit, Ilir Metës.

Duke iu referuar situatës politike dhe asaj se çfarë ka ndodhur në këto muaj, Ngjela mes të tjerash shkruan se Meta kërkon të derdhet gjak të shtator.

‘Meta vazhdon rrugën e tij të shëtitjeve të egra. Dhe ka shpresë në shtator për një përplasje të përgjakshme në Tiranë e kudo’, shkruan avokati,

Më tej Ngjela flet edhe për atë siç e cilëson ai, ‘goditjen penale’ të Metës.

‘Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas goditjes që duhet t’i vijë Metës në shtator, hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor të këtij viti. Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat’, shprehet Ngjela.

Komenti i plotë:

Meta është në hall. Por nuk ka intelekt për t’i shpëtuar drejtësisë.

Naiviteti për t’i shpëtuar Reformës në Drejtësi, e çoi Metën të nxirrte dy dekrete fantazmë të paligjshëm, sepse mendoi që, me to, mund të sillte destabilizimin e shoqërisë shqiptare me anë të “elokuencës Basha”. Por ajo elokuencë, sallatë fjalësh, e degdisi Metën drejt akuzës penale dhe shkarkimit. Kurse tani, ai po vërtitet e vjen vërdallë në Kosovë e nëpër Shqipëri…

Në fillim të shtatorit vjen në Tiranë delegacioni i Venecias, i thirrur për krimin e Metës nga Komisioni Parlamentar i Hetimit të Ilir Metës.

Delegacioni ka kërkuar dokumentacion se çfarë ka sjellë realisht në shoqërinë shqiptare dekreti Meta.

“Ka sjellë përplasje shoqërore”, thonë dokumentat që i paraqiti komisionit hetimor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Kurse Meta nuk kupton dot asgjë.

Dhe po i drejtohet Bashës, domethënë Saliut, që ata të vijojnë protestat e dhunshme në shtator.

Indirekt Meta iu thotë: “unë dekretet për ju i bëra “, dhe indirekt iu shpreh hidhur faktin që ai po shkon drejt burgut për ata.

“Po, a kam ndonjë rrugë shpëtimi?” – pyet Meta.

Dhe mendja i shkon drejt e te Saliu. Kur i thotë “dua përplasje shoqërore me gjak, që të shpëtoj nga burgu”.

Po Saliu? Eh, mor Metë, nuk e di ti që Saliu është i kërcënuar ndërkombëtarisht!

Por Meta vazhdon rrugën e tij të shëtitjeve të egra. Dhe ka shpresë në shtator për një përplasje të përgjakshme në Tiranë e kudo

Po Basha, a do ta këndojë sërish Himnin Kombëtar? Të vështirë e ka. Kurse Meta e pret. Por, a e di Meta që edhe Basha është i kërcënuar ndërkombëtarisht?

Jemi përpara komedisë Meta tani, sepse Meta po kërkon gjak nëpër rrugë, kurse Ambasada Amerikane sot shpjegonte goditjen penale të rangut Meta me skemën e SPAK-ut.

“Do këtë gjak në shtator”, tha Meta dje.

“SPAK- u jemi ne”, thanë sot amerikanët, flakë për flakë, me anë të ambasadës së tyre në Tiranë.

Kjo tregon se lufta antikorrupsion ka filluar. Po goditja penale e Metës kur vjen?

Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas goditjes që duhet t’i vijë Metës në shtator, hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor të këtij viti. Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat. /l.m

Next Post
Aksident i rëndë në Farkë, autobusi përplas për vdekje 55-vjeçarin me motor

Aksident i rëndë në Farkë, autobusi përplas për vdekje 55-vjeçarin me motor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Jemi vendi me barrën më të rëndë të paraburgimeve, s’mund të vazhdojmë me shifra të tilla

Rama: Jemi vendi me barrën më të rëndë të paraburgimeve, s’mund të vazhdojmë me shifra të tilla

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com