Marsi në Luan ju dha atë energjinë që ju duhej në periudhën më të nxehtë të verës, por pas kalimit të këtij planeti në shenjën më të organizuar të zodiakut, Virgjëreshës, gjithçka do të ndryshojë!
Pas gjashtë javëve të ‘çmendura’ duket se ka ardhur momenti të ktheheni me këmbë në tokë! Shenjat e tokës Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi do të jenë të afta të riorganizojnë jetën e tyre ndërkohë që Binjakët, Peshqit dhe Shigjetarët do e kenë më të vështirë që të ‘ mblidhen’ dhe të përqendrohen.
Me Marsin në Virgjëreshë do të ndiheni të motivuar dhe do të keni ndjesinë e të bërit të gjërave në mënyrë të përsosur. Virgjëresha është shenja më e përpiktë, e orientuar drejt detajeve në të gjithë zodiakun — gjë që çon në një kombinim të çuditshëm kur Marsi kalon në këtë shenje.
Do të jeni super produktiv për gjashtë javët e ardhshme, por kjo gjë do të rëndojë dhe gjendjen tuaj emocionale duke ju bërë të ndiheni disi më të stresuar.
Ju jeni aq të përqendruar në marrjen e rezultateve maksimale, saqë po mbingarkoheni nga çdo papërsosmëri e vogël ! Ju mund të bëheni obsesiv, tepër kritik e ngacaman .
Megjithatë e gjithë kjo punë do ju shpërblehet, ndaj vazhdoni me këtë ritëm.
/Living