Fondacioni “Fundjave Ndryshe” ka ndërmarrë sot një tjetër nismë humane. Elona Kuburja është një vajzë 14-vjeçare e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe po lufton për jetën. Për kurimin e saj në Turqi nevojitet një shumë e madhe parash.
Apelit për të shpëtuar jetën e vajzës i sot i është bashkuar Fundjavë Ndryshe, që drejtohet nga Arbër Hajdari.
Fondacioni ka nisur mbledhjen e fondeve online duke u bërë thirrje qytetarëve që të japin ndihmën e tyre për të shpëtuar vajzën. Përgjigja e qytetarëve ka qenë mbresëlënëse. Brenda 17 orëve janë grumbulluar 13 mijë dollarë.
Në mesazhin për mbledhjen e fondeve, Fundjavë Ndryshe shkruan: “Urgjente! Në limitet e jetës! Sapo dola nga dyert e spitalit në Tiranë. Takova Elonën, vajzën 14 vjeçare që po lufton me vdekjen. U trishtova shumë, sprovë e madhe për vajzën dhe familjen e saj. E megjithatë Elona kishte shpresë !!! Elona Kuburja e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, që quhet hemangioma kongenitale, të cilën e ka pasur që në lindje. Prindërit kanë kontaktuar me një spital në Turqi dhe i duhen 14.500 Euro për transportin e fëmijës drejt spitalit Turk dhe 30.000€ për të nisur procedurën mjekësore.
Ju lutem shpërndajeni! Më poshtë linku për të kontribuar : GoFundMe:
PayPal:
fn*************@gm***.com”.
Linku ku mund të ndihmoni për Elonën:
g.kosovari
Dua ta ndimoj