Dhërmiu, fshati i 30 kishave monument kulture të kategorisë së parë në bashkinë e Himarës është edhe një ndër fshatrat më të bukur të jugu.
Investimet në këtë zonë kanë për qëllim të rikthejë vlerat historike dhe kulturore të Dhërmiut dhe kthimin e tyre në produkt turistik të zonës, krahas plazheve të mrekullueshme.
Kryeministri Edi Rama duke ndarë një album me foto ku shihet ndryshimi rrënjësor i Dhërmiut shprehet se, “deri dje i zhytur në zymtinë e harresës, sot Dhërmiu i vjetër po rinis të shkëlqejë, falë programit tonë të Rilindjes Urbane dhe një pune prej milingonash, gur pas guri e tjegull pas tjegulle”.
Dhërmiu në territorin e tij ruan mbi 40 objekte kulti, monumente historike si dhe natyrore. Gjurmët e gjetjeve arkeologjike dëshmojnë se jeta në këtë fshat i ka fillesat që në prehistori. Sot fshati Dhërmi dhe plazhet e mrekullueshme përreth tij presin turistë të shumtë, sidomos gjatë sezonit veror.
/a.r