Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi duke arrestuar dy autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.
Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:
S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Një ditë më parë Selimi u gjet i vrarë me thikë dhe i hedhur në kanal ndërsa automjeti i tij ishte i ndaluar pranë vendngjarjes.
/a.r