Një ngjarje e rende ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku mbeti i plagosur 38-vjeçari Vat Shpati.
Ngjarja u regjistrua në në lagjen “Mark Lula” Shkodër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një debati mes tij me agresorët (vëllezër mes tyre), 38-vjeçari është qëlluar me thikë dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.
Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, dy vëllezërit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Informacion paraprak:
Më datë 12.08.2019, në lagjen “Mark Lula” Shkodër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi V.Sh, 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, dy vëllezrit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
g.kosovari