• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët zgjedhin Greqinë për pushime, shpenzojnë më shumë se perëndimorët

by Java News
12/08/2019 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për gati tre dekada me radhë, shqiptarët janë parë nga Greqia si emigrantë, në kërkim të një vendi pune dhe të ardhurave për të mbajtur familjet e tyre në atdhe.

Por tani situata ka ndryshuar, jo pak. Shqiptarët nuk shkojnë më në Greqi vetëm për hall, por gjithmonë e më shumë po e vizitojnë fqinjin tonë jugor për turizëm dhe argëtim.

Të dhënat e bëra publike nga konfederata greke e turizmit, tregojnë se vitin e kaluar shqiptarët shpenzuan plot 236 milionë euro në Greqi, vetëm për të bërë pushime. Shifra, e cila është gati sa 2 për qind e prodhimit kombëtar të vendit, po rritet me ritme të shpejta nga viti në vit.

Sipas të dhënave të publikuara, vetëm në katër vitet e fundit, shpenzimet që shqiptarët bëjnë për pushime në Greqi janë rritur me 60 për qind, nga 147 milionë euro që ishin në vitin 2015 në 236 milionë euro vitin e kaluar.

Madje te dhënat e detajuara tregojnë se shqiptarët hyjnë tek turistët më elitarë, të cilët shpenzojnë më shumë edhe se sa turistët e tjerë që vijnë nga vendet e pasura të Europës.

Sipas konfederatës greke të turizmit, vitin e kaluar një turist shqiptarë shpenzoi mesatarisht 68.9 euro për çdo ditë qëndrimi në Greqi. Kjo shifër është më e lartë se sa shpenzimet ditore të turistëve italianë, atyre hollandezë, spanjollë, danezë dhe çekë, vende të cilat kanë një standard dukshëm më të lartë jetese së Shqipëria.

Dikur emigrantë, tani shqiptarët shkojnë në Greqi për të bërë pushime, si të barabartë e madje edhe duke shpenzuar më shumë se europianët./tch

g.kosovari

Next Post
Filozofia indiane ju mëson 7 gjërat që duhen mbajtur sekret

Filozofia indiane ju mëson 7 gjërat që duhen mbajtur sekret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In