Dje në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan janë ndaluar dy pjesëtarë të gardës së Republikës së Shqipërisë dhe u janë konfiskuar dy pistoleta. Njoftimi është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Mediat kosovare bëjnë me dije se dy gardianëve nga Shqipëria u janë konfiskuar edhe 17 copë fishekë, ndërsa me vete kishin edhe lejet e përdorimit të armëve për territorin e Shqipërisë.
Të ndaluarit janë dërguar para prokurorit përgjegjës për rastin, ndërsa mediat shkruajnë se pas intervistimit ata janë liruar pasi rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.
Njoftimi:
Rr. Marie Shllaku, Gjilan 09.08.2019-01:45. Raportohet se nga dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë zyrtar policor të gardës së Republikës së Shqipërisë janë konfiskuar dy pistoleta me nga 17 copë fishek për të cila armë ata posedonin leje për territorin e Shqipërisë. Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë para prokurorit përgjegjës për rastin, pas intervistimit janë liruar pasi rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.