Pasagjerët në një fluturim të British Airways janë përballur me një përvojë të tmerrshme të hënën kur aeroplani i tyre ishte mbushur me tym teksa po afrohej në destinacionin e tij, Aeroportin Valencia Manises në Spanjë.
Sipas mediave të huaja, fluturimi BA 422 nga Aeroporti Heathrow i Londrës për në Valencia, Spanjë, ishte duke zbritur Valencia, sipas British Airways, kur kabina papritmas u mbush me tym.
“Asnjëherë nuk kam provuar frikë si kjo”, ka thënë Dani Meroño Bori, një pasagjer në fluturim. Siç bëhet e ditur tutje, fluturimi përfundoi uljen e tij ndërsa shërbimet e urgjencës së aeroportit nxituan drejt aeroplanit. Kishte 183 persona në bord, sipas British Airways – ku përveç ekuipazhit ishin 175 pasagjerë.
Raportohet se për fat të mirë nuk kishte ndonjë të lënduar rëndë, edhe pse tre pasagjerët u dërguan në spital pas evakuimit “si masë paraprake”, sipas linjës ajrore. BW