Ka nisur një garë e ashpër prej ditësh për të zgjedhur golin më të bukur të sezonit në futbollin europian, me protagonistët e zakonshëm por edhe me emra surprizë në listën e publikuar nga UEFA.
Që prej hapjes së votimit e deri më tani, ka tërhequr jo pak vëmendjen anësori i skuadrës së Ren, Ismaila Sarr.
Futbollisti senegalez që fitoi nominimin për volejin e bukur në suksesin e francezëve ndaj Jablonec në Europa Lig, është pretendent kryesor.
Ismaila Sarr është i vetmi lojtar afrikan në listën e shkurtër të UEFA-s që përfshin gjithashtu futbollistët që kanë dominuar dekadën e fundit me çmime, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.
UEFA ka përzgjedhur mes golave më të bukur edhe David Faupala të Apollonit, talentin e përfaqësueses franceze Enzo Mijo’, portugezët Nani dhe Danilo, Rakotic të Barcelonës dhe sulmuesen e Sllavias së Pragës, Katerina Svitkova.
Limiti për votimin në portalin e UEFA-s është mesdita e 9 Gushtit./l.m