Nuk ka surpriza as sivjet. Kancelarja gjermane, Angela Merkel vazhdon të bëjë pushimet te i njëjti vend, në Tirolin e Jugut prej mbi një dekadë.
Gjithkush e meriton të pushojë, gjithashtu edhe Angela Merkel. Pas ndryshimeve stresuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pas dridhjeve të saj në pritjet publike, kancelarja me siguri e ka fituar paqen e saj.
Ajo dhe bashkëshorti, Joachim Sauer (70 vjeç) tani po kalojnë disa ditë në një hotel në Sulden në Tirolin Jugor. Pushime me panoramë malore për gruan e hekurt të Europës.