Opinioni publik u shokua ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë në Divjakë, ku xhaxhai kishte përdhunuar mbesën e tij 16-vjeçe.
Kjo e fundit ka shkuar vetë në polici për të denoncuar ngjarjen, dhe 45-vjeçari tashmë ndodhet i arrestuar.
Gjatë dëshmisë së saj, vajza ka thënë se shpesh xhaxhai i saj i thoshte se është bërë e bukur.
“Qëkur u lirua, më thoshte shpesh që isha bërë shumë e bukur dhe që tani isha rritur”, ka thënë 16-vjeçarja në polici.
Ngjarja ndodhi në një zonë të pyllëzuar të Divjakës, ndërsa banorët e Grabianit shprehen të shokuar nga ajo që mësuan.