Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ky i fundit së bashku me bashkinë e Tiranës “po tenton t’u grabisë studentëve Kopshtin Botanik”.
Partia Demokratike me anë të Vokshit, kundërshton vendimin e qeverisë me anë të cilit Kopshti Botanik ka kaluar nga Universiteti i Tiranës nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se kryeministri Rama synon të ndërtojë kulla të tjera në tokën e Kopshtit Botanik, për të bërë, sipas saj, pastrim parash. Më pas Vokshi fton studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës që të reagojnë.