Pasi u çmontuan të gjitha bravat e dyerve të brendshme të bashkisë përfshirë atë të kryetarit, i zgjedhuri i ri i Devollit ka dhënë intervistën e parë nga zyra e tij.
Eduard Duro tha se nuk do të largojë asnjë punonjës nga administrata.
“Sot është dita kur iu dha fund janë procesi të stërgjatur. Kryetari i bashkisë nuk denjoi të na priste, prandaj u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Ata punonjës që sot u terrorizuan dhe dolën të protestonin do të jenë pjesë e stafit tim të ri.
Pres urim nga ish-kryetari, pasi unë e kam uruar kur ka filluar detyrën. Të hënën bashkia do të fillojë aktivitetin normal. Nuk do të ketë asnjë largim” tha ai. I pyetur mbi faktin se si ndihet që e nisi ditën e parë të punës e nisi me hapje me forcë të dyerve, ai tha “do t’i rregullojmë prapë?” theksoi ai.