Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se amendamenti që sanksionon penalizim për të vajtur në vendet e SHBA dhe BE, do të tërhiqet nga votimi i sotëm.
“Në respekt edhe me deputetët e opzoitës, kemi menduar që ky amendament të mos diskutohet sot.
Se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit t’i thërrasin mendjen.
Ky do të tërhiqet, kemi ligje të tjera që kanë rregulluar këtë politikë, sepse dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë e bëjnë politikanë të dështuar, e për ata politikanë të dështuar ne kemi ligjin për dekriminalizimin.
Kush dënohet për krim zgjedhor, nuk kandidohet më, kush bën krime elektorale nuk mund të jetë më i zgjedhur nga populli.
“Sot pas një konsultimi shumë produktiv me ju kemi arritur në këtë pikë. Shtatori po vjen, sic na takon të mbajmë fjalë hapëse, na pret një punë shumë intensive për ndryshime në kodin zgjedhor”, tha Balla.