• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti ‘1 miliard euro’/ PD vijon akuzat ndaj Ramës për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

by Java News
18/07/2019 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me koncesionet për rrugët Orikum-Dukat dhe Milot-Balldrem. Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja Albana Vokshi tha se lidhur me këto rrugë është një fond prej 328 mln eurosh, e përkthyer ndryshe sipas saj 1 kilometër rrugë do t’i kushtojë shqiptarëve 10.5 milionë euro.

“Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vjedhura, në bashkëpunim me krimin, po noterizon sot një tjetër grabitje të madhe të shqiptarëve për të pasuruar miqtë personalë të Edi Ramës.

Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë, do t’i kushtojë popullit më të varfër të Europës  10.5 milionë euro.

Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldre është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën. Ndërsa kompania tjetër, Gjikuria, e koncesionit për Orikum – Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Vendimi i Edi Ramës për të mos u tërhequr nga këto dy koncesione vjen pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e klasifikoi Shqipërinë si vendi më i korrupuar në Europë për shkak të procedurave të PPP-ve dhe koncesioneve të Qeverisë së Edi Ramës. Ato u cilësuan si koncesione klienteliste, të pastudiuara dhe jo në interes të publikut.

Me koncesionin për Milot Balldre, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombetar nëpërmjet koncesiont të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje.

Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat është pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë.

Partia Demokratike paralajmëron klientët oligarkë të Edi Ramës se nuk kanë për t’i marrë paratë e shqiptarëve.

Me ligjin antimafia, që do të miratohet ditët e para të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, çdo qindarkë që po grabitet sot, do t’u kthehet shqiptarëve. Përgjegjësit do të paguajnë me pasurinë e tyre çdo dëm që u kanë bërë financave të shtetit.

Këto koncesione janë një vjedhje masive që u bëhet qytetarëve. Prandaj, ata e refuzuan masivisht Edi Ramën, sepse kanë kuptuar që Qeveria e tij punon vetëm për t’u pasuruar duke grabitur shqiptarët.

Shqipëria e ka emergjente çlirimin nga oligarkia e krimit dhe qeveria që i shërben kësaj oligarkie kundër interesit publik”, tha Vokshi./l.m

Next Post
Ato që nuk u panë në media, foto pikante nga seanca e sotme plenare

Ato që nuk u panë në media, foto pikante nga seanca e sotme plenare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës -

Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës –

September 28, 2026
Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

September 28, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com