Prodhuesi britanik i makinave sportive, Lotus, ka zbuluar makinën më të re, me motor elektrik, që do të kushtojë plot 2 milionë dollarë.
Modeli Evija, me një motor me 1900 kuaj fuqi, është një hap i rëndësishëm për Lotus, që zakonisht realizon makina të vogla sportive, me çmime të përballueshme, si Lotus Elise që kushton 52 mijë dollarë, ose Lotus Evora 400, e cila kushton më pak se 100 mijë dollarë.
Edhe pse zakonisht Lotus nuk shquhet për prodhim makinash me motorë që kanë shumë kuaj fuqi, këtë herë britanikët “kanë dalë nga vetja” dhe kanë realizuar një motor të cilin e konsiderojnë si më të fuqishmin në botë sa i përket makinave për përdorim në rrugë.
Në sajë të këtyre parametrave, makina do të jetë në gjendje të arrijë nga 0 në 100 km/h për më pak se tre sekonda dhe të kapë një shpejtësi maksimale prej 321 km/h./l.m