Shpërthimi në dyqanin e argjendarisë në zonën e ish-Bllokut ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit.
Sipas ekspertëve, ndezja e dritës ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm që solli plagosjen e 6 personave, mes tyre edhe dy pronarët e argjendarisë.
Në dyqanin e argjendarisë janë gjetur 2 bombola. Njëra ishte e mbushur me oksigjen që përdorej për punimin e floririt. Ndërsa bombola tjetër ishte e mbushur me gaz nafte të lëngshëm, nga e cila dyshohet se ka pasur rrjedhje.
Ngjarja mund të ishte parandaluar nëse në ambientin ku ndodhi shpërthimi nuk do të mungonin elementët e sigurisë.
/a.r