• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ibrahimi: Ngritja e SPAK të bëhet deri në tetor, prokurorët e përzgjedhur duhet të kalojnë dy shkallët e Vetting-ut

by Java News
16/07/2019 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi në një intervistë për Top Channel se me përzgjedhjen e 15 kandidatëve për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, tashmë ngritja e këtij institucioni varet nga organet e vetting-ut.

I pyetur nëse SPAK mund të ngrihet në muajin shtator ose tetor, Ibrahimi tha: “Në këtë moment nuk është në dorën tonë caktimi i një kalendari, është në dorën e institucionve të vetting-ut. E mira është të përkojë me kalendarin e integrimit që kërkon që deri në mes të tetorit t’i kemi institucionet e ngritura.”

Ibrahimi nuk preferoi të jepte një ‘numër të arsyeshëm’ sa i përket prokurorëve që duhet të bëhen pjesë e SPAK që kjo strukturë të konsiderohet funksionale.

“Kjo është çështje që nuk do doja të shprehem sepse i takon Këshillit të shprehet se cili është numri. Normalisht, një numër që e lejon përballimin e fluksit”, tha kreu i KLP-së.

Gent Ibrahimi sqaroi se 15 prokurorët e përzgjedhur nga KLP duhet të kalojnë dy shkallët e vetting-ut dhe më pas të bëhen pjesë e SPAK. Ai la të hapur mundësinë që ndonjë prej kandidatëve të mos e kalonte procesin e rivlerësimit.

“Ne përfunduam listën e kandidatëve për SPAK dhe tani jemi të gatshëm t’i emërojmë ata sapo ata t’i kenë kaluar dy shkallët e vetting-ut. Të shohim si do të ecin kandidatët të renditur nga ne në listën fituese. Kur një numër i arsyeshëm të ketë kaluar të dyja shkallët, ne mblidhemi dhe shpallim të ngritur SPAK. Vlerësimi ynë kishte të bënte me aspektin profesional të prokurorëve, integritetin e vlerëson vetting-u. Hipoteza që dikush mund të mos e kalojë vetting-un është e mundshme”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Foto pikante nga Kuvendi gjatë seancës maratonë

Murrizi: "Peshqit" e mëdhenj goditen brenda vitit, Meta e ka votuar "Ramaformën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In