Tenistja rumune Simona Halep fitoi sot Grand Slam-in e Wimbledonit në konkurrencën e femrave në tenis, pas fitores 2-0 (6-2, 6-2) ndaj rivales amerikane Serena Williams. Ndeshja e luajtur në fushën me bar të turneut londienz ishte një formalitet për Halep, që brenda një ore “hoqi qafe” me shumë lehtësi legjendën amerikane të raketës.
Për Halep ky është triumfi i dytë në një Grand Slam në karrierën e saj, teksa ka fituar edhe Roland Garros vitin e kaluar. Për motrën e vogël Williams dështon sulmi për të fituar për të 8-ën herë në Londër, në një ndeshje ku luajti shumë dobët.
Halep është gjithashtu edhe tenistja e parë rumune që fiton në turneun londinez. Seti i parë nuk pati histori, pasi që në topat e parë është tenistja rumune ajo që dominon në fushën e blertë, duke u shkëputur 4-0 dhe fiton 6-2.
E njëjta pamje edhe në setin e dytë, ku pas barazimit 2-2 me “game” është Halep ajo që dominon, duke u shkëputur dhe fituar sërish 6-2.(insajderi)/l.m