• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A janë telefonat “feja e re” e njerëzve?

by Java News
13/07/2019 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, duke nënkuptuar mijëvjeçarët e fundit, shoqëria ka qenë e pasionuar pas besimit fetar. Feja, e cila është shumë larg filozofisë, mendohet se i jep kuptim jetës që vetëm nëpërmjet fesë mund t’i arrish. Kjo praktikë ka qenë metoda e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve brenda shoqërive dhe jashtë tyre, gjithashtu edhe praktika kryesore e për çdo lloj feste.

Qytetet e mëdha të antikitetit janë ndërtuar rreth vendeve ku praktikohej feja gjatë gjithë kohës, kishat dhe xhamitë, të cilat i njohim edhe sot, ndërsa mësime të ndryshme fetare jepeshin në sheshin e qytetit apo nëpër pazaret të vjetra. Këto ide krijuan një kapital shoqërorë, duke krijuar lidhje me besimin dhe dashurinë e ndërsjelltë midis njerëzve të cilët, pavarësisht dallimeve të tyre duhet të qëndronin korrekt me fenë e përcaktuar nga personi që ishte në krye të shtetit.

Sot duke parafrazuar Mark Twain, kur flet për raportet e njerëzve me Perëndinë, shikojmë se ato janë ekzagjeruar në masa të mëdha. Feja po merr një zhvillim në mbarë botën, jo për shkak se fetarët kanë më shumë fëmijë se ateistët, por për shkak të propagandës. Ndërsa mendimi laik lulëzon në shkencë dhe në akademi, sigurisht që nuk ka zëvendësuar besimin në çështjet njerëzore. Por, religjioni tashmë ka një rival të ri, të fuqishme, që për më tepër kryen funksione që kanë mbërthyer vëmendjen tonë. Quhet internet.

Vendoseni veten në lulëzimin e madh intelektual të Bagdadit të shekullit të 8-të. Në këtë vend, feja ishte ajri që njerëzit merrnin frymë, uji që pini, kodi themelor për të gjithë bashkëveprimin shoqëror. Interneti bën të njëjtën gjë për ne sot: hapësira kibernetike është kudo dhe askund nuk mund të jetojmë dot pa zhurmën që krijon ekrani i smartfonit kur e prekim.

Forumet e antikitetit paralelizohen sot nga komunitetet që grumbullohen në internet, nga grupi privat WhatsApp, në mbledhjet e mijëra njerëzve në një tjetër grup Facebook-u. Forumet bashkëkohore duket se janë më të dobëta, duke mos u bazuar në ndjenjën e lidhjes reale dhe pjesëmarrësit e tyre shpesh nuk njihen me njëri tjetrin dhe as nuk i përkasin ndjenjave njerëzore.

Por qëllimi i forumit ka qenë gjithmonë solidariteti dhe devotshmëria, e shprehur përmes lutjes, duke u frikësuar nga një forcë superiore. Ashtu si feja që gjeti shprehjen e saj nëpërmjet institucioneve hierarkike në krye të së cilës ishte një priftëri e shenjtë, kështu që padyshim në këtë kohë janë “priftërinj” autorët e mëdhenj të rrjeteve sociale. Jobs mund të cilësohej si një udhëzues shpirtëror për punonjësit e Apple, duke i dhënë përkushtimin e tij pa kushte.

Ndërsa Mark Zuckererg, njëjtë si në kohët antike është një njeri me ide utopike që po udhëheq një lëvizje masive, i cili dëshiron që gjithë njerëzimi të jetë pjesë e skemës së tij? Priftëria kishte tekstet e tyre të shenjta. Ungjilltarët e sotëm të teknologjisë gjejnë kuptimin e jetës në kodet e internetit.

Në thelbin e krishterimit, kritika e tij e besimit të botuar në 1841, filozofi Ludwig Feuerbach tha se fetë krijuan tjetërsim, duke e distancuar njerëzimin nga gjithçka që është më e mira për shoqërinë, duke e gjetur atë në një mënyrë qiellore atë që nuk e gjenin në tokë. Shumica e njerëzve me besim do ta kundërshtonin këtë sigurisht. Tashmë këtë pjesë e gjejmë në internet. Për sa i përket internetit, njerëzit gjithnjë gjejnë një botë tjetër tek interneti, ku përpiqen të jenë sa më pak vetvetja dhe të përshtaten me botën që interneti ofron.

Në kohën e tij Feuerbachi, cilësoi se feja është opiumi i popullit. Ndërsa tani nëse shihni adoleshentët rreth jush, apo veten tuaj me siguri do të jeni duke kontrolluar smartfonin tuaj për ndonjë njoftim, kuptoni se gjatë gjithë kohë jeni të ngujuar mbas botës së internetit. Në këtë kohë, nëse Feuerbachi do të jetonte akoma, nuk do të ishte i sigurt nëse opiumi i njerëzve do të ishte feja apo interneti.BBC/l.m

Next Post
Pranga shqiptarit në Athinë, policia i zbulon laboratorin e falsifikimit të dokumenteve

Pranga shqiptarit në Athinë, policia i zbulon laboratorin e falsifikimit të dokumenteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

October 3, 2026
Regjistrimet në universitete/ Nis pagesa e tarifave të aplikimit, më 29 korrik – 3 gusht aplikohet online

Viti i ri akademik/ Mbi 20 mijë studentë të regjistruar në raundin e dytë, mundësi zgjedhje deri më 21 tetor

October 3, 2026
Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

October 3, 2026
“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

October 3, 2026
Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Një orë para sfidës direkte të Ligës së Kombeve, zbulohet formacioni i Shqipërisë në transfertën ndaj Finlandës! Ja zgjedhjet e Maran

October 3, 2026
Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

October 3, 2026
“Jeni të sigurt që më njohin?” Eli Fara rrëfehet sonte te Luizi, pas bujës së videove intime

“Turpi i përket atyre që filmuan! Para se të gjykoni…”- Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime në rrjetet sociale: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj askujt! Ja lë Drejtësisë

October 3, 2026
Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com