Gazetari Artan Hoxha vijon akuzat me presidentin Ilir Meta, duke thënë se SHBA e tha fjalën e vet dhe për zgjedhjet, por dhe për Shkëlqesinë e tij që është në plazhin e gjirit të Lalzit.
Hoxha thotë se për ata që premtuan per 4 muaj rresht se nuk do kishte votime ne 30 qershor, Xhaxha Semi tha qe te shkojne rehat me pushime.
Kjo nuk është hera e parë që gazetari Hoxha kritikon dhe suklmon në disa raste presidentin Meta gjatë fushatës zgjedhore me vendimet e Metës por edhe pas 30 qershorit ku Meta postonte foto nga plazhi me zëdhënësin e tij dhe me ish-lojtarin e kombëtares Klodian Duro.
Postimi i Artan Hoxhës:
Xhaxha Semi e tha fjalen e vet….
Per Shkelqesine e TIJ tha, qe te vazhdoje me qetesi e dashuri plazhin ne Gjirin e Lalzit, dhe te bej foto me cdo kalimtar te huaj apo vendas qe i bie rruga andej…
Per ata qe premtuan per 4 muaj rresht se nuk do kishte votime ne 30 qershor, Xhaxha Semi tha qe te shkojne rehat me pushime dhe te presin ngritjen e Gjykates Kushtetuese, qe me kismet ngrihet andej nga vjeshta…
Per ATA qe shpallen fitore historike dhe shpartallim te kundershtarit, Xhaxha Semi tha, se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane partneri, miku dhe aleati kryesor i ketij vendi(jo i tyre) dhe se SHBA do te jete gjithmone ne krah te popullit shqiptar….
🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱| Pjese nga deklarata e SHBA…
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave….
Pavarësisht pengesave, populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë….
Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu.
Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat.
Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët”.
g.kosovari