Në qarkun e Korçës janë rikthyer sërish lëkundjet e tërmetit. Vetëm pak minuta më parë janë regjistruar 2 lëkundje të forta.
Raportohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 3.9 ballë dhe epiqendra e tij është regjistruar 14 km nga Korça, me një thellësi 2 km.
Pak muaj më parë Korça u trondit nga një sëri tërmetesh që u shoqëruan edhe me dëme të shumta materiale, por edhe persona të plagosur.
Qytetarët u detyruan që të flinin në çadrat e ushtrisë, pavarësisht kushteve jo të favorshme atmosferike.