Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka nisur një letër të dytë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lidhur me nisjen e procesit të vettingut për kandidatin për Kryeprokuror të Përgjithshëm, Olsian Çelën.
Pas mungesës së përgjigjes në letrën e parë, KLP i dërgoi një letër të dytë KPK-së 45 ditë më vonë.
Letra u dërgua për nisjen e procesit për vettingun për Çelën dhe hapjen e rrugës në garën për Kryeprokuror.
Në këto kushte, Olsian Çela është i vetmi nga tre kandidatët prokurorë që nuk ka kaluar akoma vettingun, që është kusht për vijimësinë e procedurave për kreun e organit të akuzës.
KLP pritet të kaloj në vetting vetë anëtarin Lulëzim Alushaj, ndërsa në garë janë edhe Arta Marku e Fatjona Memçaj./l.m