Mbrëmjen e së martës, Lulzim Basha hodhi akuza në adresë të kryeministrit teksa mori në mbrojtje gazetarin gjerman Peter Tiede.
Kryedemokrati tha sot se Edi Rama do ta paguajë avokatin me paratë e krimit, ndërsa shtoi se kreu i mazhorancës ka marrë në mbrojtje më parë po me të njëjtat financime kriminelët.
Por Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Ai ka rikthyer epitetin ‘artist’ për Bashën ndërsa shton se gjyqi do të bëhet në Gjermani dhe faturat do të publikohen në Shqipëri.
Postimi i Ramës në Twitter:
Artist, ti nuk zhgënjen kurrë, je njish! Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë, të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.
Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash, po mos u mërzit!
Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij, do dalë e plotë.
Gjermanisht!