Fernando Llorente, tashmë 34 vjeç, mund të rikthehet në Itali këtë verë. Kontrata e spanjollit me Tottenham skadon më 30 qershor, kështu që ai do të jetë i lirë të zgjedhë një skuadër tjetër.
Sezonin e kaluar, Llorente luajti goxha për Spurs, sidomos pas dëmtimit të Harry Kane.
Në Champions League, ai shënoi golin vendimtar ndaj Manchester City-t në çerekfinale.
Megjithatë, ai tani pritet të nisë një aventurë të re. Në Itali, Inter, Milan dhe Roma janë interesuar në shërbimet e tij, jo vetëm për shkak të formës së sezonit të kaluar, por edhe për eksperiencën e madhe që ka në Serie A.
Portugezja A Bola raporton se rikthimi në Itali është një opsion konkret, por për të ka interes edhe nga Galatasaray dhe Athletic Club.