Trajneri i komëbatres shqiptare Edy Reja në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ ka folur sot për shumë tema. 73-vjeçari tregoi se si e bindi Duka për të marrë drejtimin e Shqipërisë dhe se çfarë ndikimi kishte kryeministri Edi Rama në këtë zgjedhje. Fillimisht, ish-trajneri i Lazio-s, Atalantës dhe Napolit e nis duke folur për jetën në Shqipëri:
“Është në rritje të vazhdueshme. Tirana është një qytet i gjallë, plot kantiere, biznese që lindin. Shumë prej atyre që kishin emigruar janë kthyer në atdhe dhe japin kontribut për zhvillimin ekonomik. Krenaria kombëtare bashkohet me pasionin për futbollin. Ekziston një entuziazëm i jashtëzakonshëm, më kujton Napolin.
Futbollistët më të mirët luajnë jashtë. Nuk është e lehtë të bashkosh kultura dhe ide të ndryshme: nga 25 lojtarë në kombëtare, vetëm 3 luajnë në Shqipëri.
Megjithatë, stadiumet janë të mira, ashtu si qendra stërvitore në Durrës, ku stërvitet kombëtarja, si dhe stadiumi që po ngrihet në Tiranë. Një xhevahir, i ngjan Juventus Stadium.
Për drejtimin e një kombëtareje– “Isha i lodhur nga drejtimi i klubeve, pas Atalantës mora propozime interesante nga Udinezee, Benevento dhe Verona, por i refuzova. E konsideroj veten me fat, pasi kam fituar shumë dhe i kam arritur qëllimet e mia që kam patur me skuadrat. Kisha vetëm një dëshirë, një kombëtare. Isha pranë akordit Sllovenisë por nuk u arrit. Më pas më telefonoi presidenti Armando Duka dhe pranova menjëherë. Duka më premtoi se do të shijoja verën që prodhon në afër të Durrësit.”
Shanset në Europian– “Do ta provojmë, por do të jetë e vështirë. Luajmë gjithçka ndaj Turqisë.”
Trajnerët italianë – “Shqiptarët ndihen pranë nesh dhe e kuptojnë gjuhën tonë.”
Gjuha shqipe- “Njoh mjaft mirë gjuhën sllovene dhe mendoja se aq do mjaftonte, por në të vërtetë nuk kuptohet asgjë, nuk kanë lidhje si gjuhë. Për fat, thuajse gjithë lojtarët flasin italisht dhe kur është nevoja, më ndihmojnë Bulku e Salihi.”
De Biazi- “Konsiderohet hero, sepse ka arritur objektivin Europian duke mundur edhe Portugalinë në kualifikuese. Njerëzit nuk e kanë harruar këtë gjë”.
Panuçi- “Nuk e njoh situatën e tij, besoj se ka pasur një qasje të gabuar me ambientin.”
E vërteta me kryeministri Rama- “Më telefonoi për të më pyetur nëse kisha dëshirë të fillojë një aventurë të re. U njohëm në Romë, kur erdhi të shihte Lazio-Juve. Është tifoz i Juves”.
Futbollistët më të mirë– “Ata që luajnë në Itali, si Hysaj e Veseli.”/l.m