Rreth 20 qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugën në Gjirokastër, aty ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë turin e takimeve elektorale.
Protestuesit kanë protestuar me thirrjet “Rama ik”, ndërsa policia ka ndërhyrë për të hapur rrugën.
Policia është vënë në gatishmëri, duke i bllokuar protestuesit për mos i lejuar të bllokojnë gjithë aksin rrugor.
Kjo ka bërë që protestuesit të përplasen me policinë.
Kryeministri Rama u prit me protesta nga opozita edhe në Përmet, gjatë takimit elektoral që zhvilloi në orët e paradites së sotme.