Një simbol i ri në protestën e sotme të opozitës janë edhe disa shtretër.
Ato janë vendosur përpara godinës së qeverisë. Disa të rinj janë shtrirë në këto shtretër duke mbajtur në fytyrë disa maska të kryeministrit Edi Rama dhe disa prej pjesëtarëve të kabinetit të tij qeverisës përgjatë 2 mandateve, si Tahiri e Gjiknuri por edhe atë të kreut në ikje të Bashkisë së Durësit, Vangjush Dako.
Vetë të rinjtë e FRPD e kanë quajtur këtë simbolikë ‘shtrati ku fle Rama me krimin’