Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi i ka bërë apel prokurorisë që të vendosë para drejtësisë pa asnjë tolerancë të gjithë ata që po tentojnë që t’u vendosin zjarrin qendrave të votimit. Ai thotë se prokuroria nuk duhet t’i përkedhelë edhe më tej politikanët e korruptuar, të cilët sipas tij të ndihmuar nga disa shtete antiperëndimore janë bashkuar për të destabilizuar Shqipërinë.
“I bej apel prokurorise dhe gjithe institucioneve shteterore te zbatojne pa asnje hezitim e tolerance ligjin ndaj atyre qe po tentojne t’i vene flaken shkollave, qendrave te votimit, qe po shkaterrojne materialet e zgjedhjeve, qe pengojne e dhunojne fushaten zgjedhore. Keto akte nuk kane asgje te perbashket me demokracine. Prokuroria nuk duhet t’i perkedhele edhe me tej politikanet e korruptuar. Aq me teper nuk duhet te lejoje qe politikanet e thirrur si te pandehur te tallen me prokurorine e ligjin duke refuzuar te paraqiten.
Mafia politike, kriminale e terroriste, e ndihmuar nga disa shtete antiperendimore qe veprojne kunder vendit tone, jane bashkuar per te destabilizuar Shqiperine. U bej apel te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe qe duan familjet dhe vendin e tyre, te distancohen nga keto banda kriminale e terroriste te udhehequra nga disa politikane te korruptuar e inkriminuar qe besojme seshpejti do te vihen ne banken e te akuzuarve“, deklaron Zef Brozi.
Militantët e PD sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër mbrëmë duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë. Punonjësit e bashkisë së Tropojës, që drejtohet nga i zgjedhuri i PD-së, Besnik Dushaj paraditen e djeshme shqyen derën e muzeut të qytetit duke marrë materialet zgjedhore, të cilat më pas i hodhën në rrugë. Edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu nxori në terren zëvendësin e tij, dhe Policinë Bashkiake për të kërkuar lirimin e ambienteve në varësi të bashkisë, që po shërbejnë si KZAZ.
g.kosovari