Kryeministri Edi Rama tha në një forum mbi Ballkanin Perëndimor organizuar në Londër, se Shqipëria është një prej vendeve më pro europiane, pasi nuk ka asnjë parti me agjendë të tillë.
“Ne jemi vendi më pro europian në rajon”, u tha Rama të pranishmëve.
“Kemi myslimanë dhe të krishterë, por myslimanët tanë ja pa dyshim më europianë se sa votuesit e partisë së Marine le Pen.
Nuk ka asnjë parti anti europiane.
Ne jemi pjesë e Europës, jemi të rrethuar nga shtetet e Bashkimit Europian”, u shpreh Rama.
Ai komentoi edhe situatën politike dhe protestat e opozitës, duke i quajtur ato koncerte. “Kur e shikoni Shqipërinë sot mund të mendoni Shqipëria nuk është vendi i duhur për të investuar, apo për të notuar.
Ajo që po ndodh nuk është një revolucion, por një protestë politike. Madje protestat mund të jenë pjesë e paketave turistike. Sepse ndodhin si të ishin koncerte, të shtunave në orën 8:00.
Kështu që nëse doni, prenotoni dhe mund ta shikoni.
Nuk është i gjithë vendi në flakë, ata vijnë aty, hedhin molotovët e tyre, por nëse qëndroni në distancë, mund ta shijoni dhe këtë nuk e gjeni në Europë në këtë moment”, shtoi Kryeministri.(Tema)/l.m