• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët po martohen të rinj, sociologët zbulojnë arsyet

by Java News
18/06/2019 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 2018 kanë lidhur martesën 23 mijë e 104 çifte, krahasuar me 22 mijë e 641 çifte në 2017. Sipas INSTAT ka një tendencë në rritje të atyre që martohen të rinj, por nga ana tjetër edhe sociologët rendisin disa nga faktorët social-kulturor për institucionin e martesës.

Më shumë të rinj shqiptarë i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë vitit 2018. Sipas INSTAT, rezulton se kanë lidhur martesë 23 mijë e 104 çifte, rreth 2% më shumë se në 2017, ku numri i martesave ishte 22,641.

Sociologët japin edhe disa nga arsyet për këtë lloji trendi të martesave tek të rinjtë shqiptarë gjatë viteve të fundit

“Lindin edhe pikëpyetje që si është e mundur që krahasuar me një vit më parë, mosha e martesës së të rinjve shqiptarë është ulur me 1 vit. ndoshta jetesa e lidhur në një martesë mund tu krijojë premisa për një cilësi jete më të mirë së bashku. një arsye e dytë mund të lidhet edhe me një faktor të trashëgueshëm kulturor sipas të cilit, veçanërisht vajzat kanë më shumë merakun për të vrapuar drejt institucionit të martesës, ndoshta njohjet që fillojnë më herët e kryejnë ciklin fillestar më shpejt se të tjerët dhe këto lloj çiftesh përshpejtojnë hapin drejt institucionit të martesës”,tha Entela Binjaku, sociologe.

Nga ana tjetër sociologët shprehen se faktori i moshës shpesh luan rol edhe sa i përket numrit të divorceve

“Ne kemi parë që brenda 5 vjecarit të parë sidomos, pas martese, numri i cifteve që i janë drejtuar gjykatave për zgjidhje është i lartë. po të shikojmë faktorët se cilët i kanë cuar drejt divorcit, aty nuk renditet mosha e re por shumë herë ka ndodhur që martesat e krijuara mes të rinjve shumë të rinj në moshë mund të kenë rritur premisën që ky cift shumë shpejt të ezaurojë mjaft nga pritshmëritë që ka pasur për martesën në momentin që i është drejtuar asaj që të shkojë drejt zgjidhjes”, bën me dije sociologia.

Sipas raportit të INSTAT tek femrat, më shumë se 53 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç dhe deri në moshën 29 vjeç janë kryer 80,5 % e tyre. Kjo shpjegon moshën relativisht të re në martesë për femrat, e cila është 25,5 vjeç, nga 26.5 vjeç në 2017. Ndërsa për meshkujt  54,6 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,4 % e martesave deri në moshën 34 vjeç. Pra 30.2 vjeç është mosha mesatare e martesës për meshkujt sipas INSTAT.(Abcnews)/l.m

Next Post
Voltana Ademi, gati të lejë detyrën: Do t’i bindem partisë time!

Voltana Ademi, letër shkollave: Mos pranoni materialet zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

“Mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale!”- Ministria e Brendshme për dhunën në protesta: Prindërit duhet të jenë të informuar, përgjegjësia nis që nga…

October 19, 2026
“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

October 19, 2026
Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

October 19, 2026
Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

October 19, 2026
Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

October 19, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Demokraci apo lotari e kaosit?

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com