Gianni De Biasi do të drejtojë Kombëtaren shqiptare për një kohë të gjatë. Italiani ka konfirmuar se kontrata e tij me ekipin kuqezi është rinovuar automatikisht pas kualifikimit në Euro 2016.
“Marrëveshja është vazhduar automatikisht në rast të kualifikimit, por do të kemi kohë që të bisedojmë”, deklaroi De Biasi.
“Nuk do të jetë një problem. Kryeministri Rama më ka thënë se është i gatshëm të ma konfiskojë pasaportën italiane për të më mbajtur në Tiranë”, u shpreh ai.