Tirana është mbushur sot me fotografitë e 100 nxënësve më të mirë të qytetit në kuadër të nismës së propozuar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Në çdo tabelë është shkruar emri i nxënësit shoqëruar me mesazhin: “Më të mirët e Tiranës. Qytetarët më të vyer të Tiranës janë edhe nxënësit më të shkëlqyer të saj. Njihuni me ta!”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës në rrjetin social “Twitter” ka shpërndarë imazhe të nxënësve më të mirë që janë vendosur në tabelat e reklamave. “Me gjithë respektin për detergjentet e patatinat, por besojmë që produkti më i mirë i Tiranës janë nxënësit ekselencë. Ndaj këtë mëngjes e kemi dekoruar qytetin me një “produkt” që na jep shpresë për të ardhmen”, shkruan Veliaj.