Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, kurorëzon në martesë mbrëmjen e sotme lidhjen e tij me Pilar Rubio, me të cilën ka 3 fëmijë.
Ceremonia do të zhvillohet në katedralen e Sevilla-s, ndërsa të ftuarit tashmë kanë mbërritur, shumë prej tyre yje të botës së futbollit. Nga David Beckham te Roberto Carlos, por ajo që bie në sy është mungesa e Cristiano Ronaldos, por edhe e trajnerit aktual të Realit Zinedine Zidane.
Mediat spanjolle, të cilat kanë zbuluar detaje nga ceremonia, shkruajnë se do të jenë të ftuar rreth 400 persona, të cilët do t’i përmbahen disa rregullave specifike. Para së gjithash, askush nuk duhet të jetë i shoqëruar nga fëmijë nën 18 vjeç, përjashtim bëjnë vetëm 3 fëmijët e çiftit.
Jo vetëm kaq, kufizime ka edhe për veshjet e meshkujve. Ndërsa dhuratat do të shkojnë për bamirësi.
g.kosovari