Nga Edmond Arizaj
Mund te kuptohet kercenimi qe behet nga opozita, apo kreret e saj.
Mund te kuptohet kembengulja e maxhorances, apo kreut te saj.
Por nuk mund te shpjegohet “deshira”, madje thirrjet ndonjehere, te shume gazetareve per nje perplasje civile.
Dhe nuk jane te rinj, kane pare me syte e tyre 1997, ndoshta jo nga afer krejt, por ama e kane ndjere se cfare eshte perplasja civile.
Nuk flitet as per koken e Rames e as per te Bashes, apo Metes, flitet per koka shqiptaresh…
Nga apeli i 1997 nuk mungon as Berisha, as Nano, as Gjinushi.
Nuk mungon as Frrok Cupi.
Por ama mungojne nja 2 mije njerez te tjere, dhjetra e qindra prej tyre nga Vlora.
Ne memorialin kushtuar mbi 80 te mbyturve (femije, gra, burra) nga anija Sibila qe po iknin nga Vlora me katrin e rades per t’i shpetuar kaosit, shkruhet: Iket nga nje tmerr pa fund dhe perfunduat ne nje fund me tmerr…
Mos i fryni ketij zjarri, sado inate a pozicionime, a perfitime te keni.
Tymi i tij mund t’ju beje te lotoni dhe ju…