Superstari i Barcelonës, Lionel Messi është emëruar atleti më i paguar në botë , duke lënë prapa rivalin Cristiano Ronaldo. Messi fitoi 127 milionë dollarë në 12 muajt e fundit, krahasuar me 109 milion dollarë të Ronaldos, sipas revistës Forbes.
Një futbollist tjetër, Neymar i Paris Saint-Germain, është i treti, me të ardhura që arrijnë në 105 milion dollarë.
Në vendin e pestë është legjenda e tenisit Roger Federer, me fitime prej 93.4 milionë dollarë.
Në listë, tek 10 vendet e para ka gjithashtu një boksier, Canelo Alvarez, dy futbollistë amerikanë, Russell Wilson dhe Aaron Rogers dhe tre basketbollistë, LeBron James, Stephen Curry dhe Kevin Durant.